Thoma Konomi ndërroi jetë 10 ditë pasi u arrestua në Kakavijë, vëllai: Vdiq nga dhuna e policisë kufitare! Mjekësia Ligjore: Shkak inflamacioni në zorrë

6 Shtator 2022, 15:08

GJIROKASTËR- Thoma Konomi, 57 vjeç nga Gjirokastra ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës 10 ditë pasi ishte arrestuar nga Policia Kufitare e Kakavijës për kalim të paligjshëm të kufirit. Vëllai i tij pretendon se ndërruar jetë për shkak të rrahjes nga policët e kufirit.