Thurjet me grep/ E reja nga Durrësi mban gjallë traditën: Aktorja britanike më bleu veshjet

6 Mars, 21:05

Ezmerina Kasa është një vajzë e re nga Durrësi e cila ka ruajtur traditën e bukur të punimeve me grep. E mësoi në moshën 8 vjeçare nga e ëma dhe gjyshja e saj dhe që prej asaj kohe nuk u ndal. Pasi punoi për disa vite në fasoneri, Ina vendosi që të bënte një shkëputje dhe të mendonte për profesionin e saj të jetës pasi mundi nuk po i vlerësohej. Gjatë periudhës së reflektimit iu rikthye pasionit të fëmijërisë dhe ishte pikërisht ky momenti që kuptoi se kishte ardhur koha të hapte punishten e saj. Punimet me grep nuk dalin kurrë nga moda nëse gjen formën për t’i risjellë në treg. Ezmerina shfrytëzoi dijet e marra në shkollë për të gërshetuar tradicionalen me modernen. Punën me skicat dhe grep, bashkëpunimet me figurat e njohura dhe pasionet përtej profesionit i rrëfen në emisionin “Një nga ne”.