Tirana i bashkohet Shkupit dhe Prishtinës, mbillen 25 fidanë nga farat e bredhit të Nënë Terezës! Veliaj: Na duhen më shumë nisma të tilla që bashkojnë

22 Tetor 2022, 16:43

Në muajin Tetor, kur përkujtojmë 19 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, humanistes shqiptare fituese e çmimit Nobel për Paqen, Tirana i bashkohet Shkupit dhe Prishtinës në një akt simbolik, siç është mbjellja e 25 fidanëve, nga farat e bredhit të mbjellë nga vetë Shenjtorja në vitin 1980 në sheshin e Shkupit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga përfaqësuesi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, Skënder Hasani, përmendi një tjetër monument të rëndësishëm në nder të figurës së Nënë Terezës, siç është ndërtimi i shenjtores së saj në kodrat e Liqenit Artificial.