Tirana me plan veprimi për ndotjen akustike, drejtoresha Mile: 70% e zhurmave në kryeqytet vjen nga trafiku i makinave! Psikologia Jonuzi: Nisma shumë e mirë

8 Dhjetor 2021, 20:49

Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara. Diana Mile, drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv se ndotja më e madhe akustike në kryeqytet shkaktohet nga trafiku i makinave si dhe kantieret e ndërtimit pranë zonave të banuara.