Një 52-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në rrugën 'Faik Konica' në Tiranë. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Eduard Reçi.
52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur së ndodhur rreth orës 23:30 të 13 nëntorit.