Tiranë/ 81 vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall Bastar, dyshohet se është vrarë! Ekspertiza: Ka dëmtime në kokë shkaktuar nga sende të forta (EMRI+FOTO)

15 Janar, 12:59

Hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të ketë pasur ndonjë konflikt me banorë të zonës për punët e fshatit, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë goditur me qëllim për t’u vjedhur. Burimet thonë se atij nuk i është gjetur portofoli dhe disa sende të tjera që mbante me vete, megjithatë shtëpia është gjetur e paprekur.