Tiranë/ Aksident në Laprakë, taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë, 2 të plagosur

28 Qershor, 20:21 | Përditesimi: 28 Qershor, 20:21

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një taksi është përplasur fillimisht me një urban dhe më pas me një automjet policie. Nga përplasja e mjeteve janë plagosur dy persona, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

E.H/Shqiptarja.com