Tiranë/ Arrestohet taksisti që shiste dhe kokainë, në makinë i gjejnë 328 doza (EMRI)

15 Shkurt 2025, 14:39 | Përditesimi: 15 Shkurt 2025, 14:39

TIRANENjë 54-vjeçar u arestua pasi ndërsa kryente punën e taksistit shpërndante doza kokaine në të gjithë Tiranën. Ilir Biçi u arrestua nga agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe iu sekuestruan 328 doza kokainë. Ai u ndalua pranë “21 Dhjetorit” me mjetin taksi, ku iu gjet dhe lënda narkotike.

E.H/Shqiptarja.com