Tiranë/ Babai vret të birin me thikë te 'Kodra e Priftit', policia shoqëron 74-vjeçarin! Dyshohet se djali e bullizonte

1 Shkurt 2025, 20:00 | Përditesimi: 1 Shkurt 2025, 22:27

Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në banesë, një 74 vjeçar ka goditur me mjet prerës djalin e tij, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Shkaku i vrasjes, dyshohet se kanë qenë ngacmimet që i biri bënte ndaj babait duke e tallur, derisa ky i fundit e vrau me thikë. 

E.H/Shqiptarja.com