Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit

24 Dhjetor 2024, 08:26 | Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 08:26

Pas mesnatës, rreth orës 00:35, një autobus mori flakë në parkingun e një firme private në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve në rrugën ‘Ali Demi’. Si pasojë e shpërndarjes së flakës janë djegur dhe dy autobusë të tjerë aty pranë.

r.k./Shqiptarja.com