Tiranë/ Goditet grupi i shpërndarjes së drogës ekstazi në kryeqytet, 4 të arrestuar! Në dyqanin e një prej tyre u gjetën dhe pajisje për kultivim kanabisi

17 Dhjetor 2024, 10:06 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 15:52

Policia e Tiranës njoftoi sot se finalizoi nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, aksionin e koduar "Drug party", me metoda proaktive. Sekuestrohen 300 tableta ekstazi (MDMA) dhe pajisje të ndryshme, zona e shitjes në rrugën "Pjetër Bogdani"

I.M/Shqiptarja.com