Tiranë/ Goditet grupi i shpërndarjes së ekstazisë, 4 gazetarë të arrestuar! Mes tyre djali i Naim Nokës, pronari i portalit 'Publik.al'! Në zyrat e portalit iu gjendën pajisje për kultivim kanabisi (VIDEO+EMRAT)

17 Dhjetor 2024, 11:29 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 15:53

Përgjimet dhe survejimi çojnë drejt goditjes së një grupi kriminal të shitjes së drogave në kryeqytet, duke arrestuar 4 gazetarë të rinj të dyshuar dhe sekuestruar lëndë narkotike sintetike kryesisht ekstazi MDMA, që e shisnin kryesisht në zonën e ish-Bllokut, ku kishin edhe zyrën e portalit mediatik Publik.al.

Gazetarët e dyshuar mësohet se janë; Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Ergis Noka është djali Naim Nokës, pronarit të portalit publik.al.

Policia e Tiranës njoftoi sot (17 Dhjetor) se finalizoi nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, aksionin e koduar "Drug party", me metoda proaktive.

I.M/Shqiptarja.com