Tiranë/ I armatosur pranë Rinasit, arrestohet një person! Qëlloi me armë në drejtim të policisë, nuk ka të lënduar (EMRI)

13 Shkurt, 21:57

Një 34 vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotme (13 shkurt), nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur në Rinas. Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu i identifikuar si Klajdi Buza, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.