Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur ditën e sotme (21 Janar) përsëri në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo është hera e 3-të që ish-zyrtari i lartë demokrat thirret në SPAK.
Ish-deputeti ka dhënë shpjegime në lidhje me çështjet që është thirrur, por ende nuk ka komunikim zyrtar në lidhje me objektin e prezencës së tij.