Ishte bërë 'makthi' i bizneseve, arrestohet 'skifteri' në Tiranë, autor i 16 grabitjeve

4 Dhjetor, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2024-12-04 11:24:53

-Një 32 vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur 16 biznese në kryeqytet.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Cases", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.    

Zbardhen dhe dokumentohen 16 raste vjedhjesh, në disa biznese të ndryshme. Arrestohet një 32-vjeçar, autor i dyshuar.

    No videos found.