Tiranë/ Lojëra fati ilegale online, ‘Bad spin’ godet grupin, 9 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

6 Dhjetor 2024, 14:20 | Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 14:20

Policia e Tiranës godet një tjetër grup të organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit. 9 persona u arrestuan dhe një i dhjetë u shpall në kërkim. Lojërat organizoheshin kryesisht online.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin 9". 

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranë

r.k./Shqiptarja.com