Policia e Tiranës godet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në zona të ndryshme, duke kryer 8 arrestime dhe sekuestrimin e materialeve dhe pajisjeve të shumta telefonike dhe kompjuterike.
Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë do të jenë edhe 2 persona. Burime zyrtare konfirmuan se finalizuan operacionin e koduar “Bad Spin 4”, i kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.