Tiranë/ Mbante armë pa leje, arrestohet 45-vjeçari! E kishte fshehur në garazh

27 Prill 2025, 09:51 | Përditesimi: 27 Prill 2025, 09:51

 Një 45-vjeçar i cili mbante armë pa leje është vendosur në pranga nga policia eTiranës.

Raportohet se Klodjan Dhima e kishte fshehur armën në garazh.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli, të gjetura gjatë kontrollit të banesës të 45-vjeçarit.

r.k./Shqiptarja.com