Policia arrestoi një 51 vjeçar, teksa goditi një rast të armëmbajtjes pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan një aksion në një mobileri në pronësi të shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me mulli.
Shtetasi A. H. u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.