Policia Rrugore e Tiranës kanë vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Nga kontrollet e kryera gjatë 24 orëve të fundit, në rrugën “Ali Shefqeti”, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin B. L., që rezultoi se e kishte mjetin pa kontroll teknik dhe madje nuk kishte me vete as lejen e drejtimit.
“Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se shtetasi B. L. ishte shpallur në kërkim për veprën penale 'vjedhja'", njoftoi policia.
















