Tiranë/ Në SPAK shkon edhe ish-deputeti i qarkut Lezhë, Armando Prenga, u pyet për 21 Janarin

18 Nëntor, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2024-11-18 13:49:28

Pak pasi ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj la godinën e Prokurorisë së Posaçme, një tjetër ish-politikan është shfaqur në institucion.

Ka qenë ish-deputeti socialist Armando Prenga, ai që ka shkuar në SPAK ditën e sotme (18 nëntor) për të dhënë shpjegime.

Nuk ka ende informacione rreth çështjes për të cilën do pyetet, por mësohet se ish-ligjvënësi ka dhënë shpjegime, sikurse të gjithë politikanët e tjerë, për dosjen e “21 Janarit”.

    No videos found.