Tiranë/ Ngujoi dhe rrahu për 6 vite gruan dhe fëmijët, arrestohet ekstremisti fetar! Fqinjët: Ishte i frikshëm, dilte nga banesa vetëm për t'u falur

6 Nëntor 2022, 16:21

Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka mbajtur të ngujuar bashkëshorten dhe dy djemtë për 6 vite me radhë. 50-vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj tyre dhe nuk i lejonte të dilte nga banesa. Vetë Xherxh (Gjergj) Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte për t’u falur në xhami, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur libra fetarë.