Tiranë/ Policia 'blindon' Astirin: Një grua prentendon se është dhunuar nga disa persona, mbyllet në banesë dhe nuk hap derën

9 Janar, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2025-01-09 14:17:08

Një grua ka lajmëruar policinë se ndodhet në një banesë në zonën e Astirit dhe është dhunuar nga disa persona. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa po negociojonë me S.Q., për të hapur derën e banesës.

Por siç bën me dije policia gruaja nuk pranon të hapë derën. Në zonë ka prani të shtuar të policisë, ambulancës dhe shërbimeve zjarrëfikëse.

'Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.