Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'

28 Dhjetor, 15:20

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kryeqytet. Shtetasi E.B., banues në Tiranë bënte porosi online nga telefoni dhe kur ato vinin pranë banesës së tij, ai merrte porosinë në kërcënimin e thikës ndaj dërguesit dhe nuk paguante paratë.