Tiranë/ Sherr me leva pas një aksidenti te 'Pallati me Shigjeta', u qëllua dhe me armë! Policia gjeti 1 gëzhojë

14 Maj, 08:33 | Përditesimi: 14 Maj, 08:33

-Një konflikt i rëndë ka ndodhur midis disa personave rreth mesnatës në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta. Konflikti ka degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, pëfshirë edhe levat, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe me armë.

Debati mes tyre ka nisur nga brenda makinave BMË dhe Benz që në Misto Mame, e verifikuar pas këqyrjes së pamjeve të kamerave nga policia dhe pasi kanë arritur mbi urë kanë, kanë goditur njëri-tjetrin me makinë dhe kanë dalë jashtë dhe janë rrahur me leva, fillimisht në rrugë, por edhe poshtë urës.

Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë pasi është gjetur një predh. Janë larguar me vrap sapo ka mbërritur policia, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe makinat e tyre janë sekuestruar.

r.k./Shqiptarja.com