Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

26 Dhjetor, 10:36

Policia ka shtuar masat për parandalimin e shitjes së fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike këtë fundvit. Një 46 vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi shiste fishekzjarre dhe lëndë të ndryshme piroteknike në rrugën 'Ali Shefqeti'.