Policia e Tiranës ka arrestuar një 31 vjeçar ditën e sotme, pasi gjatë kontrollit iu sekuestrua 2.1 kg kanabis.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Distributed", Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan personin me inicialet H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
“Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular”, njoftoi policia.