Tiranë/ U kap me armë në makinë, në pranga 37-vjeçari! Arrestohet dhe pasagjeri për 'moskallëzim krimi' (EMRAT)

8 Shkurt 2025, 10:30 | Përditesimi: 8 Shkurt 2025, 11:46

Policia ndaloi në rrugën “Isuf Elezi” një automjet me drejtues Armando Kashari, 37 vjeç, dhe pasagjeri Amarild Zaçe, 39 vjeç. Gjatë kontrollit, Kashari u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në brez, duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë intervistimit nga policia, të dy, shfaqën shenja nervozizmi.

I.M/Shqiptarja.com