Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokal! Vetëdorëzohet 28-vjeçari

11 Maj 2021, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 12:54:13

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë në zonën e 5 Majit. Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mehmet Qema nga Hasi, është vrarë me një plumb në gjoks. Nga informacionet e para të siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, mësohet se të rinjtë pasi kishin konsumuar alkool janë konfliktuar për rrethana ende të paqarta dhe ka ndodhur tragjedia. Viktima Qema u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

Autori i vrasjes është identifikuara si Marjus Dema, 28 vjeç, i cili është miku i viktimës dhe është vetëdorëzuar tashmë në polici. Po ashtu është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e '5 majit'. Marjus Dema pasi është vetëdorëzuar në polici ka sqaruar në deklarime se nuk ka pasur qëllim vrasjen pasi kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertiza dhe nuk është gjetur asnjë provë lëndësh narkotike, por vetëm alkool.  

Autori, 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal, ndërsa pista hetimit më shumë është e fokusuar në vrasja nga pakujdesia.  

Report Tv ka siguruar dëshminë paraprake të  Marjus Dema, i cili me lot në sy ka thënë në polici se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia. Gjithashtu lokali ku ndodhi ngjarja në zonën e 5 Majit ishte marrë me qira nga vetë autori Marjus Dema, 28 vjeç.