Tiranë, zjarr në një pallat në rrugës 'Asim Vokshi', zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve

5 Shkurt 2023, 18:34 | Përditesimi i fundit: 2023-02-05 19:17:43

'Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën "Asim Vokshi", në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.