Tiranë/Bëri manovra të rrezikshme me automjet, vendoset në pranga 39-vjeçari që përplasi 5 këmbësorë! Braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes

14 Qershor 2025, 17:53 | Përditesimi: 14 Qershor 2025, 17:53

Policia arrestoi 39-vjeçarin Përparim Bilja, i cili në rrugën “Halit Haxhija” kreu manovra të rrezikshme me makinën tip “Audi”, ku përplasi 5 këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa automjeti është bllokuar. 

E.H/Shqiptarja.com