Titulli i Superligës me 'fotofinish', dhunohet Kridens Meta nga tifozët e Tiranës! Bardheblutë ndalen nga Bylisi dhe humbasin kreun, Partizani 'poker' Kastriotit! Krutanët zyrtarisht të rrëzuar

25 Maj 2023, 19:51 | Përditesimi i fundit: 2023-05-25 21:04:54

Superliga shqiptare zhvilloi sot javën e 35-të dhe të parafundit. Në duelin mes Tiranës dhe Bylis, skuadrat u ndanë 2-2 në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat.