Nostalgjia e humorit në programin e Vitit të Ri. Aishe Stari dhe Haxhi Rama kujtojnë vitet e arta të Estradës së Durrësit.

30 Dhjetor 2022, 19:08 | Përditesimi i fundit: 2022-12-30 19:08:41

Nostalgjia e humorit në programin e Vitit të Ri. Aishe Stari dhe Haxhi Rama kujtojnë vitet e arta të Estradës së Durrësit. Esence sot në prag të Festës së ndërrimit të viteve na kthen në nostalgjinë e programit të Vitit të Ri. Ishte koha e artë e ekranit dhe Estradave të Qyteteve. Koha kur fundviti sillte program plot humor e këngë dhe publiku e priste me padurim. Dy emra të rëndësishëm të humorit durrsak aktorja Aishe Stari dhe skenaristi e regjisori Haxhi Rama na kthejnë kohën pas duke na rrëfyer momentet e sukseseve ndër vite.