Tjetër aksident me vdekje në Divjakë, mjeti del nga rruga ndërron jetë pasagjerja

3 Janar 2023, 18:29

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë, ku ka ndërruar jetë një person.

‘Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "3 urat-Çermë", shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.