Tjetër aksident në Lezhë, Makina përplas motoçikletën, plagoset një person

25 Korrik 2022, 11:52

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugët e qarkut të Lezhës.

Një makinë tip “Ford” ka përplasur një motoçikletë në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rriles.

Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

  •