Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg

11 Janar, 18:10

Avokati Idajet Beqiri kallëzon Berishën në SPAK për tre vepra penale që ka kryer, sipas tij, duke falsifikuar datën e lindjes. Beqiri ka çuar në SPAK dokumentet që provojnë falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit lidhur me ditëlindjen e tij, gjë që sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit.