Policia e Shtetit finalizon një tjetër operacion për goditjen e prostitucionit të paligjshëm “Escort”.
Arrestohen si menaxhere të rrjetit një ruse dhe një ukrainase, të cilat grumbullonin paratë e biznesit ilegal nga 11 femra që drejtonin në aktivitetin e paligjshëm në Tiranë.
Policia konfirmon realizimin e aksionit të koduar “Escort Tirana”, sipas faqes që të dyshuarat menaxhonin, teksa janë vënë në kërkim edhe të organizatorëve që qëndronin në hijë dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit.