Tjetër vrasje në Kamzë, ekzekutohet në oborrin e banesës një 31-vjeçare! Shkak dyshohet gjakmarrja! Vëllai i viktimës vrau një në 2018

1 Mars 2023, 16:02

Një 31-vjeçare e identifikuar si Etleva Kurti është vrarë mesditën e sotme në Kamzë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Besëlidhja. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar.