Topi: SHBA ka qenë e afërt me Shqipërinë! Ne kemi shpërdoruar situata të favorshme

3 Nëntor 2020, 23:23 | Përditesimi i fundit: 2020-11-03 23:30:30

Për ish-presidentin Bamir Topi, Shqipëria dhe Kosova kanë bërë hapa prapa në marrëdhëniet me ShBA-në. I ftuar në emisionin Repolitix, ai deklaroi se politikanët shqiptarë nuk kanë shfrytëzuar momentet gjatë vitit 2008-2009.

"NATO që udhëhiqet nga ShBA, ka ditur të orientojë vendet derisa të krijojë një lloj parazitizmi. Nuk i shkon përshtat asaj marrëveshje kur të gjithë këto vendet janë bërë pjesë e NATO-s. Historikisht ShBA pavarësisht presionit të Presidentit kanë qenë një afërsi ndaj shqiptarëve. Problemi ka qenë tek ne. Ne kemi shpërdoruar situata të favorshme për shqiptarinë. Viti 2008-2009 janë më të artat. Kjo nuk lidhet me Presidentin e radhës. Kjo ka të bëjë me politikanët shqitparë që nuk dinin të shfrytëzonin momentin. Administrata amerikane e di shumë mirë që afrimiteti i shqiptarëve me amerikën është i madh. Ne kemi bërë hapa prapa që nga 2009. Si mendoni ju që Kosovën e çliruan 10 vetë me dysheqe. Kosova vërtet është territor ku jetojnë shqiptarë, por globalisht është një territor shumë i ndjeshëm. Amerikanët janë më konservatorë për çështjen shqiptare. Ballkani është shumë i rëndësishëm, nëse ne nuk jemi koshientë për situatën, ShBA-ja është." - tha Topi.