Tradita e qelqit ‘fle’ në raftet e koleksionistëve! Artizanët e Venecias ‘leksion’ shqiptarëve për ruajtjen e traditës së prodhimit të qelqit

4 Gusht 2022, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2022-08-04 11:27:30

Prodhimi dhe përpunimi i tij u shtri në mbarë botën, por zejtarët më të famshëm njihen në ishullin e vogël të Venecaias, në Murano që prej shekullit të 13-të e deri më sot. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ishte në një prej këtyre punishteve. Mjeshtri Andrea Zaneti tregoi se si prodhohet një gotë në 4 minuta.

Ndryshe nga Venecia, Shqipëria këtë traditë e ruan vetëm në raftet e koleksionistëve. Një prej tyre e kemi gjetur në Korçë.

Mirgen Shamlli ka përfunduar studimet për Agronomi, profesioni i tij është kuzhinier, por pasioni për të koleksionuar e ka shndrruar në njeriun që risjell të shkuarën e prodhimit të qelqit në të gjitha fabrikat e vendit, kryesisht asaj të Korçës.

Ai tregon disa nga shishet e aranxhatës, forma është e njëjtë por u ndryshon ngjyra.

Mirgeni veçon dy prej tyre, njërën që ka ngjyrë jeshile dhe tjetra që është prodhuar për Lojrat Olimpike në vitin 1986, një bashkëpunim i Fabrikës së Kavajës dhe asaj të Korçës.