Trafik droge drejt Greqisë, sekuestrohen 90 pasuri të kreut të bandës, Kristo Qirici dhe 2 anëtarë! Mes tyre hotele, 2 vila në Palasë, biznese dhe 39 llogari bankare

6 Mars 2025, 15:46 | Përditesimi: 6 Mars 2025, 15:46

Mes pasurive me vlerë miliona euro të sekuestruara, janë 19 llogari bankare, 2 hotele, dhjetra biznese dhe apartamente, garazh, tokë truall. Në sekuestro preventive u vendos dhe “Vilë Elitare” dhe Vila Standart” në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë në pronësi të Shkëlzen Krajës. Pjesë e grupit dhe 3 shefa policie.

r.k./Shqiptarja.com