Trafik i rënduar në Vlorë, akset më problematike janë Transballkanike, shëtitorja Lungomare dhe Vlorë-Orikum

8 Gusht 2022, 20:48

Pasditja shoqërohet me qarkullim të rënduar automjetesh në Vlorë. Pushuesit të cilët këto ditë po i kalojnë në qytet kanë shtuar ndjeshëm përqindjen e automjeteve duke u shkaktuar trafik në disa akse kryesore rrugore. Akset të cilat paraqiten më problematike përsa i përket trafikut janë Transballkanike, shëtitorja Lungomare dhe Vlorë-Orikum. Policia rrugore ndërkohë ka dal në rrugët e qytetit dike bërë rolin e semaforit në kontrollin e qarkullimit në qytet.