Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg caktuar nga drejtësia italiane, e cila firmosi 61 urdhër-arreste nga të cilët 17 janë shqiptarë, ndërsa u ekzekutuan 21 nga totali.
Ndonëse SPAK është përfshirë në operacionit, çështja do ndiqet sa iu takon vendimit mbi ekstradimin ose jo, nga gjykatat e rretheve, në rastin konkret nga Gjykata e Durrësit e cila ka juridiksion mbi zonën ku kanë ndodhur arrestimet (Manëz). Maloku e Kaçurri pritet të dalin para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë, e më tej procedurat e ekstradimit drejt vendit fqinj.
Të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes, (25 shtator) në Shqipëri janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera, ku në kuadër të këtij operacioni u prangosën dy shtetasit e mësipërm, pjesëtarë të grupit kriminal, që operonte në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Europë.