Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar një fluks të lartë të hyrjeve në Shqipëri të shqiptarëve nga Kosova që zgjedhin të kalojnë javët e fundit të sezonit turistik në bregdetin e vendit tonë. Që në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme janë vënë re radhë kilometrike mjetesh në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit.