Trafikimi i kanabisit nga aeroporti i Tiranës në Stamboll, cila ishte skema që përdornin 6 turqit! Pasi bënë check-in, u pritën nga 2 burra jashtë terminalit

21 Nëntor 2022, 17:27

Në datat 02 dhe 08 tetor të këtij viti, në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit u kapën katër turq, të cilët mundën të kalojnë përkatësisht 31 dhe 32 kg kanabis sativa, në fluturimet direkte nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, përmes së njëjtës linjë.