Dy grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike cannabis sativa nga SHBA dhe nga Tajlanda, në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar janë goditur nga policia e Tiranës.
Tre persona janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtyre 2 grupeve. Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan.
Sekuestrohet edhe një sasi kokaine që u gjet në banesën e njërit prej këtyre shtetasve.