Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra

21 Janar, 13:23

Për shkak të trafikut të rënduar në Durrës, Bashkia ka vendosur të kufizojnë lëvizjen për furgonët që transportojnë mallra, për një periudhë 5 mujore, nga 15 janar deri më 15 Maj. Zona e kufizimit të qarkullimit do të jetë përgjatë rrugëve kryesore, si Bulevardi Epidamn, rruga “Egnatia”, rruga “Taulantia”, Rruga e Currilave si dhe të gjitha segmentet rrugore në brendësi të unazës. Rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura).

Intervali është 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna deri të premten. Ky vendim është marrë për ti dhënë përparësi qytetarëve të cilët shkojnë në punë apo dërgojnë fëmijët në shkolla e kopshte.

Duke filluar nga e hëna, 20 janar, shkelësit e këtij urdhri do të ndëshkohen me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.