Tragjedi në Kroaci, autobusi me 67 pasagjerë nga Kosova del nga rruga, 10 viktima e 44 të plagosur! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi për një çast! Kosova nesër në zi kombëtare

25 Korrik, 22:45

10 viktima dhe 45 të plagosur, ky është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku u përfshi një autobus nga Kosova. Aksidenti i rëndë u regjistrua në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Franfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident. Viktima u identifikua si Naser Sylmetaj, ndërsa vetëm 30 minuta para aksidenti, ai u largua nga timoni, për t'ja lënë vendin shoferit tjetër.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç ishte i pari që shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa aksidentin e përshkroi si më të rëndin që kishte parë ndonjëherë

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha