Tragjedi në Tiranë, po laheshin në liqenin e Prushit, mbyten 2 fëmijë, shpëtojnë 4 të tjerë! Polumbarët nxjerrin një nga trupat e fëmijëve, në kërkim tjetri

27 Maj 2022, 19:44 | Përditesimi i fundit: 2022-05-27 22:28:20

Dy fëmijë të mitur, të cilët kishin shkuar bashkë me 4 bashkëmoshtarët e tyre për t'u larë në Liqenin e Prushit në Vaqarr, janë mbytur. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, ku sipas burimeve për Report Tv, dy fëmijët 11dhe 13 vjeç janë mbytur në ujërat e liqenit, ndërsa 4 prej tyre kanë arritur që të dalin.