Tragjedia e Pjetër Rrushaj dhe djalit të tij nga rrjedha e lumit në Shkodër, Berisha: Qeveria për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë

21 Nëntor 2022, 14:51

sh kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria për të mbushur xhepat e tyre shkaktoi vdekjen e Pjetër Rrushajt dhe djalit të tij. Berisha u shpreh se përmbytja mund të ndalohej.

“Në këtë situatë kritike kanë humbur jetën një qytetar i nderuar dhe demokrat i vendosur Pjetër Rrushaj dhe djali i tij 14-vjeçar. I shpreh familjes Rrushaj ngushëllimet e mia më të ndjera, por dënoj me ashpërsi këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të qeverisë e cila për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë krejtësisht të parandalueshme në Shkodër.”- tha Berisha